MUSIC

Latest Singles

BIOGRAPHY

Luana Vjollca

Luana Vjollca sot është e mirënjohur si një personalitet televiziv, autore dhe moderatore e programeve të suksesshme të krijuara prej saj, si dhe reality show me patentë ndërkombëtare. Luana është e njohur si këngëtare e disa hiteve muzikore, bashkëpunime me artistë ndërkombëtarë dhe së fundmi për projektin e saj muzikor ‘Thuaje’.

Luana është një prej influencueset më të mëdha në Shqipëri – Kosovë, duke numëruar 2.1 Milionë followers në Instagramin e saj.

SINOPSI

U lind në 2 Shtator 1991, në Shqipëri, Tiranë. Syri i publikut e kapi fillimisht në sfilatat dhe kopertinat e revistave më të njohura si modele në 2006 e më pas një vit më vonë në daljen e saj si velinë e programit investigativ “Fiks Fare“ në vitin 2007. Më tej do të vazhdonte karrierën si moderatore në shumë programe  si “Summer Fest”, “Top Fest”, “E Diell”, “ Pa Limit”, dhe do t’i rikthehej edhe muzikës, pasionit të vogëlisë. Që nga atëherë ajo vazhdon dhe sot nxjerr hite të suksesshme muzikore, disa prej tyre bashkëpunime me artistë ndërkombëtarë. Luana ka realizuar për 4 sezone rradhazi emisionin e saj Prime Time “Shiko Kush LUAN” në Top Channel duke thyer rekorde audience për çdo vit. Në vitin 2022 Luana solli “Thuaje” një projekt ndërgjegjësues dhe fuqizues, të krijuar për shoqërinë. Pasionin e saj për modelingun/fotografinë nuk e ka lënë pas duke realizuar shooting për brande ndërkombëtarë si Philipp Plein, Collini Milano, Trussardi etj.

Në 2022-2023 Luana Vjollca thyen rekorde audience si në transmetimin televiziv dhe miliona shikime në rrjetin social YouTube me projektin nën autorësinë dhe moderimin e saj, “Zemër Luana” në TV Klan.

 

Fëmijëria dhe studimet

Lindi dhe fëmijërinë e kaloi në Tiranë, aty ku ende jeton. Edhe pse publiku e mban mend fillimisht si velinë, më pas moderatore dhe vitet e fundit edhe si këngëtare, në fakt radha nuk është e tillë. Luana e ka nisur fillimisht me muzikën karrierën e saj, vetëm se asokohe ishte ende fëmijë. I ka provuar herët ethet e një kompeticioni kur u ngjit në skenë në “Festivalin e Fëmijëve” bashkë me Marinën, motrën e saj. Luana ka studiuar kanto për dy vite, që kur ishte 9 vjeçe dhe më pas 1 vit studioi kitarë dhe 1 vit violinë. Për studime të larta do të zgjidhte diçka afer profesionit të saj tashmë siç është Marrëdhënie me Publikun. Në vitin 2014 përfundoi studimet Master në Ekonomi duke numëruar kështu 2 diploma në sirtarin e saj.

Në 2022-2023 Luana Vjollca thyen rekorde audience si në transmetimin televiziv dhe miliona shikime në rrjetin social YouTube me projektin nën autorësinë dhe moderimin e saj, “Zemër Luana” në TV Klan.

Karriera në televizion

Kulmin e karrierës në televizion do ta shënonte “Shiko kush LUAN”. Spektakli i argëtimit nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës, do të shfaqej Prime Time, nën moderimin e saj përgjatë 4 sezoneve televizive të 2018-2021 duke vendosur vit pas viti rekorde të reja audience.
Është e gjatë lista e pjesëmarrjes në programe të ndryshme, në të cilat më së shumti ka qenë protagoniste duke lënë shenjë unike në çdo prezantim të saj e njohur për karizmën dhe lirshmërinë në skenë Luana Vjollca do ta niste moderimin me daljen e saj në 2008, 6 vite dilte çdo mbrëmje pas edicionit qëndror të lajmeve në “Top Channel” për të prezantuar motin deri në 2015-ën duke vendosur ne treg një trend te ri për prezantimin e motit. Gjatë kësaj kohe ka realizuar një sërë programesh të rëndësishme televizive si “E diell” 2008-2010, në kompeticionin muzikor “Top Fest”, ka prezantuar nga viti 2010 në 2014-ën, kurse në “Summer Fest” nga viti 2012 në vitin 2015, pra për 4 sezone radhazi e me tej sërish rikthim ne “E diell” 2015-2017 me rubrika si “Të çmendur pas”, “Dueli i Heshtur” dhe “Pa Limit”.
Në 2022-2023 Luana Vjollca rikthehet në ekran pas duke thyrë kështu rekorde audience si në transmetimin televiziv dhe miliona shikime në rrjetin social YouTube me projektin nën autorësinë dhe moderimin e saj, “Zemër Luana” në TV Klan.
Së fundmi Luana shfaqet si moderatore në Love Island Albania, Reality Dating Show me beqarët më seksi shqiptarë në kërkim të dashurisë së vërtetë, të cilët duhet të qëndrojnë të lidhur për 9 javë duke gjetur shpirtin binjak, por edhe për të fituar një çmim në para, plot 50,000€. Për herë të parë në Shqipëri formati më i ndjekur i momentit në të gjithë botën, një patentë nga ITV STUDIOS dhe një prodhim i TV KLAN nën drejtimin e Luana Vjollca.

THUAJE

Thuaje, një projekt ndërgjegjësues dhe fuqizues, i krijuar nga Luana Vjollca për shoqërinë
Thuaje është një projekt i cili ka qëllim ndërgjegjësimin e njerëzve kundrejt fenomeneve të ndryshme sociale dhe psikologjike, me të cilat përballen shoqëria jonë; siç janë: bullizmi, trauma, barazia gjinore, kujdesi i pakushtëzuar ndaj të tjerëve dhe dashuria ndaj vetes.
Me projektin Thuaje, ne kemi krijuar një komunitet ku njerëzit e mbështesin njëri-tjetrin.
Thuaje është një hapësirë e sigurtë ku ti mund t’i shprehësh ndjenjat dhe mendimet tua, mund të dëgjosh eksperienca të ndryshme që secili prej nesh i përjeton një herë në jetë… dhe më e rëndësishmja, Thuaje tashmë është shndërruar në një platformë, me gati 7000 njerëz, ku ti mund të inspirohesh çdo ditë për t’u bërë versioni yt më i mirë.
Luana Vjollca, me realizimin e projektit Thuaje, prezanton këto objektiva:
1. Të bëhet zëri i atyre që nuk kanë një zë; t’i ndaj përvojat e saj jo mjaft të bukura dhe të solidarizohet me të gjithë ata që kanë përjetuar sfida të ndryshme në jetë.
2. Të luftojë në forma dhe mënyra të ndryshme për barazinë gjinore.
3. Të ndërgjegjësojë shoqërinë shqiptare rreth prioritizimit të mirëqenies së tyre.
4. Të fuqizojë gratë dhe vajzat për të arritur të pamundurën.
5. Të krijojë një komunitet mbështetës dhe aspak paragjykues.
Për më tepër, Thuaje është një ndjenjë personale – e ndarë në 5 rrëfime – e cila është krijuar me kujdes dhe përkushtim, për të shërbyer si një pikënisje për të gjithë Ju.
“Thuaje me zë, atë që ndjen dhe mendon” – LV

TELEVISION

TV Shows